AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 17:20

Digjet kamioni në autostradën Fier-Vlorë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Digjet kamioni në autostradën Fier-Vlorë, bllokohet qarkullimi i

Një kamion mallrash u shkrumbua nga flakët pasditen e kësaj të shtune në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Panaja.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët, ndërsa për momentin qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar.

Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e zjarrit. Policia po punon për normalizimin e situatës.