AKTUALITET, 26 Maj 2023, 13:01

“Kandidatit të FRD i shtuan 100 vota në procesverbal”, Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim të votave në dy KZAZ në Lezhë: Na kanë hequr dy mandate në Këshill

“Kandidatit të FRD i shtuan 100 vota në procesverbal”,

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon rinumërim të votave në dy KZAZ në Lezhë. Sipas ankimimit në KAS, “BF” pretendon se i janë hequr dy mandate në Këshillin Bashkiak.

Ata deklarojnë se kandidatit Lirim Torba të FRD i janë shtuar në procesverbal mbi 100 vota duke bërë që ai të kalonte pragun.