AKTUALITET, 26 Maj 2023, 13:33

Aksdent në aksin Lezhë-Laç, tre të lënduar dërgohen në spitalin e Traumës

Aksdent në aksin Lezhë-Laç, tre të lënduar

Një tjetër aksident ka ndodhur brenda pak orësh në Lezhë.

Raportohet se dy makina janë përplasur në autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur 3 të plagosur, 2 prej të cilëve janë vajza.

Njëra nga vajzat e lënduara është dërguar drejt Traumës në Tiranë, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.

Ndërkohë një tjetër akaident ndodhur në aksin Laç-Mamurras, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se 3 të rinj që udhëtonin në të njëjtin mjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës.