AKTUALITET, 31 Maj 2023, 11:49

Kushi: Akademia e Albanologjisë do të riorganizohet. Do të mbyllet, ka shkelje

Kushi: Akademia e Albanologjisë do të riorganizohet. Do të

“Akademia e Albanologjisë do të organizohet” vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa u njoftua nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

“Kjo akademi të riorganizohet për tu përputhur me kriteret ligjore, të ligjit për arsmin e lartë. Akadamia nuk arriti asnjëherë të organizohet në respekt të këtij ligji. Janë konstatuar një sërë problematikash, madje edhe shkelje të rënda ligjore.

Nuk ka patur asnjë fakultet që është detyrimi i parë ligjor, dhe në asnjë prej njësive të saj nuk ka mësimdhënie, që e bën të pamundur të vijojë të funksionojë.

Është e paakredituar, ndërkohë që insticionet e tjera të arsimit të lartë po akreditohen për herë të dytë e të tretë. Ndërkohë që para disa vitesh ka lëshuar diploma, pra një shkelje tjetër e rëndë ligjore ” tha Kushi.