TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.
Nga te dhënat paraprake rezulton se 38-vjeçari i dëmtuar ndodhet në urgjencë pasi u shoqërua nga policia.
Mësohet se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51 vjecari.
Rreth orës 16;30, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.