TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, akuzoi edhe sot Berishën dhe Metën se kanë bërë pazare me njëri-tjetrin, ndërsa i cilësoi shpifje të pabaza akuzat se ka bashkëpunuar me Edi Ramën apo dikë tjetër nga Rilindja.
“Kam zgjedhur që mos t’i përgjigjem shpifjeve të pabaza të atyre që në këto 30 vite janë puthur dhe pështyrë me çdo politikan të partisë së vet apo kundërshtar politik. Kam zgjedhur gjithashtu të jem etik dhe mos të përdor kurrë banalitete apo epitete të shëmtuara as për kundërshtarët politikë. Kjo është mënyra që kam zgjedhur sepse përveç akuzave të pabazë deri më sot, nuk kam parë apo lexuar një fakt që të vërtetojë se kam bashkëpunuar me Edi Ramën apo dikë tjetër nga Rilindja. Kam zgjedhur të jem transparent dhe i hapur në vend të makinacioneve të fshehta dhe pazareve që janë kaq të dukshme në arkivën e politikës shqiptare”, tha Alibeaj.
Ai sugjeroi që të ndiqet paraja, shpenzimet për të kuptuar se ku fshihet djalli.
“E keni parë gjatë gjithë kësaj periudhe se kush ka qenë agresiv në media apo rrjete sociale? Se kush ka financuar takime të përditshme, regji qendrore, media dhe analistë për të përbaltur ata që mendojnë ndryshe në një parti politike. Mendoni se do lejonte Edi Rama që paratë të derdheshin lumë nëse nuk do t’i interesonte e gjithë kjo tymnajë dhe sherr i panevojshëm mes demokratëve? Unë nuk mund të ngre gishtin dhe të akuzoj pa fakte konkrete nëse dikush nga foltorja është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Por ndonjëherë ajo që thonë prokurorët “ndiq paranë” vlen dhe në politikë. Sidomos për politikën shqiptare. Ndiq paranë, shih kush shton të ardhurat dhe shpenzon pa i justifikuar paratë dhe të jeni të sigurt se rrugët të çojnë tek Edi Rama”, deklaroi Alibeaj.
Në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj, Alibeaj tha se demokratëve do t'u kërkohet të votojnë për pazarin Berisha-Meta, referuar koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
“Pas shumë vitesh po zhvillohet një debat në një forum drejtues të një partie për kandidatët. Një debat i dobishëm për situatën kaotike ne te cilën ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit për te vërtetën e situatës se demokrateve, duke e shitur atë si normale apo frymëzuese, ose është i kapur nga verbëria politike ose thjesht dëshiron qe kjo “status quo” ne opozite te vazhdoje pa fund dhe pa zgjidhje.
Është e qarte qe PD është e përçare dhe situata e vitit te fundit vetëm se ka ndihmuar ne ndarjen e mëtejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD qe mendon ndryshe nga ai.
Është e qartë për te gjithë që çdo dege e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zaptuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te një partie qe po përgatitet të hyjë ne zgjedhje
Me vjen keq qe ne ketë periudhe një pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, përfshirë dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, ndërkohë qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD është e qarte ne orientimin politik. Për fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazën e sot përpëliten për te gjetur çfarë drejtimi do marrin ne rrugët e ndara te kësaj partie.
Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhet te kishim 61 përfaqësues ne bashkitë për zgjedhjet lokale. Por stërzgjatja e procesit gjyqësor për PD, vendimi i KQZ dhe çuarja ne limite kohore na kushtëzoi ne ketë proces. Përtej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire për ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe janë penguar në forma të ndryshme te kandidojne ne siglën e PD.
Për sa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Këlliçi dhe një liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance.
Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për te mbajtur peng demokratet dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti te majte qe përmes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”, tha Aliebaj.