AKTUALITET, 28 Mars 2023, 14:19

Tragjedia e Otrantos/ Përkujtohet ngjarja ku 26 vite më parë humbën jetën 81 shqiptarë

Tragjedia e Otrantos/ Përkujtohet ngjarja ku 26 vite më parë

Sot mbushen 26 vite nga tragjedia ku anija shqiptare “Kateri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Në 28 mars të vitit 1997, humbën jetën 81 shqiptarë shumica gra dhe fëmijë të pambrojtur nga i ftohti në brendësi të anijes. Sot 23 viktima mbeten ende pa varr ndërsa vetëm 61 të tjerë mundën t’i mbijetonin tragjedisë së Otrantos.

Anija me 115 shqiptarë në bord lundronte drejt Italisë. Për të bllokuar hyrjen ilegale të emigrantëve që donin të shpëtonin nga trazirat e 97′ anija “Kateri i Radës” u përball me goditjet e anijes luftarake “Sibilla”. Ata që nuk dinin të notonin  u munduan të  hipnin mbi anije, por shumë gra e fëmijë u mbytën sepse nuk mundën dot të dilnin pasi ndodheshin në pjesët e brendshme të saj.

Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorën nga fundi i detit anijen e mbytur, “Kateri i Radës” ku brenda saj u gjenden disa prej të mbyturve. 

Komandanti i anijes Sibilla u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa Komandanti shqiptar i anijes Kater i Radës me 3 vite burg.