AKTUALITET, 28 Mars 2023, 13:08

"Nuk tolerojmë më, mos i hëngshi lekët!"/ Ish-banorja e BBV-së kërkon mbylljen e emisionit

"Nuk tolerojmë më, mos i hëngshi lekët!"/
Ermiona Lekbello në BBV

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë.

Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur producentet e programit, Sara dhe Lori Hoxha, "të pangopura".

Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hëngshi paratë”, ka shkruar artistja.
Reagimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë kur "Top Channel" ra pre e sulmit me kallashnikovë ku u vra 60-vjeçari Pal Kola, punonjës i sigurisë.

"Nuk tolerojmë më, mos i hëngshi lekët!"/

Këngëtarja Ermiona Lekbello u skualifikua nga produksioni më 1 mars nga produksioni për shkak të gjuhës së përdorur prej saj, akuzë që ajo nuk e pranoi, duke akuzuar produksionin dhe opinionistët.