TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjes Kola, pas vrasjes së rojes së sigurisë të 'Top Channel', ngjarja e cila ndodhi dy ditë më parë në ambientet e medias.
Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'Wake Up', Kurti tha se ajo që ndodhi ishte një sulm i tmerrshëm dhe i papranueshëm. Ai kërkon që autorët të vihen përballë drejtësisë.
"Unë u trondita kur mora vesh këtë lajm të hidhur.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, familjes Kola, të gjithë juve kolegëve të tij në Top Channel dhe qytetarëve mbarë për shkak se një sulm i tillë i tmerrshëm është i papranueshëm dhe duhet që të zbardhet sa më parë dhe vrasësi të vihet prapa grilave nga fuqia e ligjit të drejtë, nga policia dhe drejtësia në Shqipëri.
Është një rast i rëndë meqenëse bëhet fjalë për një punëtor në shërbim të njoftimit të qytetarëve, informimit të njerëzve, pra të njërës prej lirive themelore që duhet të gëzojë gjithsecili në republikë".