TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Makina ‘Range Rover’ e cila dyshohet se është përdorur për të sulmuar Top Channel është e shqiptarit nga Kosova, Ramadan Makolli.
Kjo makinë është vjedhur në parkingun e një restoranti në Tale të Lezhës.
Më poshtë kemi publikuar foto dhe video e momentit të grabitjes së këtij mjeti.
Makina u gjet e djegur në autostradën e Kavajës, teksa më herët u raportua se ajo ka qenë me targa nga Tirana, të cilat ishin vjedhur tre muaj më parë.
Pronari i mjetit, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por që i është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku ai po qëndronte.
“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për Arbëresh.
Kujtojmë se “Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.