AKTUALITET, 28 Mars 2023, 12:17

Ankimimi i Ahmetajt për kontrollin e vilave, caktohet trupa gjyqësore, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën

Ankimimi i Ahmetajt për kontrollin e vilave, caktohet trupa gjyqësore,

Gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin e SPAK në banesa është Dhimitër Lara.

Gjyqtari Lara, i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtojë i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.

Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.