TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Eugen Beci, i cili, në cilësinë e prokurorit të Krimeve të Rënda, kishte dosjen e Fredi Belerit të akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se çfarë prashikon ligji për vetëqeverisjen vendore për mbledhjen e nesërme të këshillit bashkiak të Himarës, ndërsa fituesi i zgjedhjeve vendore është në spitalin e Burgjeve, prej 12 majit kur u arrestua me akuzën për blerje votash.
“Sot që flasim, referuar nenit 60 për mandatin e kryetarit të bashkisë, të ligjit 139 për Vetëqeverisjen Vendore të vitit 2015 ka disa procedura standarde që duhet të zbatohen me shkak pavlefshmërie për të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë. Neni 60, pika 4 thotë se ushtrimi mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës. Pra, po nuk u bë betimi nga vazhdon detyrën dhe do të vazhdojë ky tjetri që ishte, por ka edhe një problem tjetër në rast se këshilli bashkiak nuk mundet dot të bëjë betimin e kryetarit të ri të bashkisë që është zgjedhur nga zgjedhjet e tjera ndërhyn prefekti për 30 ditë, që organizon ceremoninë në ambientet e këshillit.
Gjykata e Posaçme ligjërisht nuk mund ta lironte sepse ligjvënëësi nuk ka parashikuar një rast të tillë që një i zgjedhur të përfundojë në burg. Ndërsa përfundimi i mandatit, shkarkimi i kryetarit të bashkisë bëhet në bazë të nenit 62 të po këtij ligji që thashë 139 i vitit 2015 dhe kur ai dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata. Në rastin konkret nuk jemi në asnjërin nga këto raste. Neni 61 thotë se “Mandati i këshillit bashkiak përfundon përpara afatit në rast se kryetari nuk pranon të bëjë betimin. Kjo duhet interpretuar tani nëse ai e ka pamundësinë për të bërë betimin”-tha Beci.