AKTUALITET, 18 Qershor 2024, 18:29

Foshnja 6-muajsh bllokohet në banesë, nëna ngel jashtë derës, zjarrfikësit futen me shkallë nga ballkoni

Foshnja 6-muajsh bllokohet në banesë, nëna ngel jashtë

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit. Efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.