AKTUALITET, 18 Qershor 2024, 14:20

Sekretari i OMONIA-s: Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për kryebashkiak të Himarës

Sekretari i OMONIA-s: Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për
Marin Suli

“Djali i Belerit do të jetë kandidat për Bashkinë Himarë” Kështu pohoi sekretari i “Omonias” Marin Suli, i cili ka qenë i ftuar sot në Top News.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme, Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimin, por me një artificë ligjore, do kandidojë djali i tij, Petro.

Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat. Himara  është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar.

Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milionë Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do të lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris“, tha Marin Suli.