AKTUALITET, 18 Qershor 2024, 16:49

Pas vdekjes së bashkëshortit, 51-vjeçarja kallëzon mjeken për neglizhencë

Pas vdekjes së bashkëshortit, 51-vjeçarja kallëzon mjeken

Një 51-vjeçare ka kallëzuar në polici mjeken, pasi pretendon se për shkak të neglizhencës së saj gjatë trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lushnjë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj.

51-vjeçarja ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Lushnjës.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.