AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 11:09

Bashkia e Shkodrës bën bilancin: Janë përmbytur 2405 hektarë tokë, 139 persona kanë braktisur banesat e tyre

Bashkia e Shkodrës bën bilancin: Janë përmbytur 2405

Bashkia e Shkodrës ka përpiluar një raport mbi situatën e përmbytjeve brenda territorit të saj.

Në njoftim flitet për situatën në zonat e përmbytura pas reshjeve të dendura të shiut të dy ditëve të fundit.

Sipas raportit të bashkisë, sipërfaqja totale e përmbytur është 2405Ha.

Gjithashtu raportohet për 32 familje të evakuara, pra gjithsej 139 persona që kanë braktisur banesat e tyre.

Raporti i plotë i Bashkisë Shkodër:

Lënda: Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 21.11.2022,ora 10.00

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 10.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

· Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00,shënon kuotën 7.58 m.(Kuota max 8.70 m).

·  Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00,shënon kuotën 7.60m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 2405Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.

3.Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 140 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji.

3.Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 32 familje të evakuara, gjithsej 139 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 15 familje (57 persona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 persona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 persona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa:

1.Guri I Zi 250 banesa

2.Bërdicë 210 banesa, nga këto 40 ne biznese

3.Lagja Nr.4, 30 banesa

4.Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithë kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullatës të rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.