TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ballsh. Një 60-vjeçar, shtetasi Petrit Jaupaj, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore në varrezat e qytetit dhe për pasojë ka ndërruar jetë, pikërisht pranë varrit të gruas së tij.
Mësohet se Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë ne shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Trupi i pajetë i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.