AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 18:42

Denoncimi i pronarit të hotelit në Sarandë ku ndodhi vrasje një vit më parë: Jam dhunuar nga ish-shefi i komisariatit dhe ai i Krimeve

Denoncimi i pronarit të hotelit në Sarandë ku ndodhi vrasje

Pronari i hoteli ku ndodhi vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakia një vit me parë, ka bërë një denoncim, ndërsa akuzon policinë për trajtim çnjerëzor dhe dhune ndaj tij. Genci Ahmeti pretendon se është goditur në komisariatin e Sarandës nga shefi i asaj kohe Klodjan Kondi dhe shefi i krimeve Erion Muho.

Genci Ahmeti u shoqërua pasi dy punonjës të hotelit të tij u konfliktuan me 41-vjeçarin Klodian Bakia për parkimin e një makine dhe më pas e vranë me thikë.

Ahmeti u shoqërua për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes, por ai thotë se u mbajt një muaj ne komisariat, derisa t’i shëroheshin plagët e shkaktuara nga dhuna e shefit te komisariatit dhe shefit te Krimeve.