TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
29 nga të arrestuarit e moegaoperacionit antidrogë të zhvilluar në disa qytete të vendit kanë dalë këtë të premte para gjykatës.
Seanca ka nisur prej orës 09:00 në Gjykatën Penale dhe prokurori Ardiano Dyrmishi ka kërkuar për pjesën më të madhe të tyre masën ‘arrest me burg’.
Për katër gra dhe dy të moshuar ka kërkuar masa më të lehta sigurie, si arrest shtëpiak dhe detyrim paraqitje. Për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve nga operacioni, gjykata do të japë sot masën e sigurisë vetëm për 29 të parët.
Vetëm në kryeqytet, kanë rënë në pranga 90 persona. Pesë prej tyre janë gra, mes të cilave një shtatzënë dhe një 68 vjeçare. Në rang vendi, janë arrestuar më shumë se 230 persona që shpërndanin drogë pranë shkollave.