AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 09:15

Banori i MEK arratiset nga kampi, gjen strehë te komisariati nr.4, nuk bindet të rikthehet

Banori i MEK arratiset nga kampi, gjen strehë te komisariati nr.4, nuk

Një banor është arratisur nga kampi i Muxhahedinëve MEK. Ky person (ende i paidentifikuar) ka shprehur revoltën dhe është arratisur, duke ardhur në kryeqytet.

Pas largimit të tij, ka pasur edhe tentativa të marrjes dhe rikthimit me dhunë të këtij fundit në kamp, mirëpo nuk rezultuan me sukses.

Iraniani është marrë nga komisariati nr.4 në kryeqytet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.