TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesë-padinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator.
PD ankimoi vendimin e KQZ-së, që e konsideroi Partinë e Lirisë si forcë të parë politike opozitare në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, duke i dhënë dy komisionerë.
Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i dha Bashës dy anëtarë në KZAZ, PD kalon forcë e parë opozitare.
Kujtojmë se në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë tashmë do të përfaqësohet nga 1 anëtar.
Ndërkohë Partia Demokratike ka vendosur të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e Kukësit.
Në garë për Bashkinë, janë Partia Socialiste me kandidat Albert Halilajn dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Emri Vata.
Votuesit në Kukës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë, pas shkarkimit e arrestimit të Safet Gjicit, të cilit iu publikua një videoskandal ku ai shfaqet në zyrën e tij, në marrëdhënie intime me Alma Kaçin.