AKTUALITET, 26 Maj 2023, 22:33

"Do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në Kamëz", "qytetari dixhital" nxjerr mesazhet si u tall me Berishën

"Do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në

Në një konferencë për mediat sot në mesditë, Berisha, duke iu referuar ‘qytetarit dixhital’, denoncoi se, sipas tij, vrasësi i grave Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin dhe se për nder të tij do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në Kamëz.

“Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës.

Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor”, tha Berisha sot në komunikimin me gazetarët, siç duket nga video e mëposhtme nga minuta 4.50.

‘Qytetarit dixhital’ i Berishës, pas denoncimit të tij, u shkroi disa redaksive, duke treguar se si është tallur me Berishën, duke shpikur një histori për rolin e killerit të grave Dan Hutra. Sipas historisë së sajuar, Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin, ndërsa Rakip Suli, për ndër të tij, kishte menduar që t’i vinte emrin një rruge ‘Dan Hutra’.

Gjithashtu, Dan Hutra shkruhet se ishte punësuar në ujësjellësin e Kamëz dhe se atij i kishin dhuruar një apartament, ndërsa ai doli nga burgu më 16 shkurt të këtij viti.

Për ta bërë më të besueshme historinë, është shpikur edhe propozimi për t’i vendosur emrin një rruge ‘Dan Hutra’. Është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Kamëz për rrugën ‘Adil Himallari’, janë ndryshuar datat dhe është zëvendësuar emri me Dan Hutrën. Ky ‘propozim’ i është dërguar Berishës si ‘provë’.

"Do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në

"Do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në

"Do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në

"Do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në

"Do t’i vihej emri "Dan Hutra" një rruge në