AKTUALITET, 19 Janar 2023, 13:12

Vlorë/ Dyshohet se goditi me thikë ish-gruan dhe i vodhi celularin dhe para, në kërkim 31 vjeçari

Vlorë/ Dyshohet se goditi me thikë ish-gruan dhe i vodhi celularin dhe

Një i ri në Vlorë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se goditi me thikë ish-gruan dhe i vodhi asaj një shumë lekësh dhe celularin.

Sipas njoftimit të policisë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ndaj 31 vjeçarit me inicialet Xh. K., banues në Vlorë.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në subjektin në të cilin ishte i punësuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.