TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Dashamir Shehi tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se sjellja politike e kryeministrit Rama ka qenë për protagonizëm personal dhe jo në të mirë të vendit. Shehi tha se Rama shmangu procesin e Berlinit me “Ballkanin e hapur”, nuk shfrytëzoi kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria dhe harxhoi 22 milionë euro për udhëtimet me çarter për të zgjidhur hallet e botës, por nuk u mor me hallet e shumta të shqiptarëve.
“Ne duhet të shohim pak edhe brenda vetes. Ne themi sa e keqe është Anglia që na ka sharë. Isha edhe në një emision tjetër dhe disa mu turrën se si flet ti për këta djemtë e nderuar të Shqipërisë që sjellin para. Këtu bie dakort që Anglia qenka modeli i demokracisë liberale, vendi ku kryetari i bashkisë është pakistanez, ku kryeministri është indian me origjinë, ndërsa ne shqiptarët e "kulluar: të Ballkanit themi se janë racistë se nuk kanë thënë fjalët më të ëmbla për disa nga djemtë tanë që janë për burg.
Dua t’u kujtoj shqiptarëve këtë mendjemadhësinë boshe, këtë yryshin alla-shqiptar.
Ne patëm këtu një ‘Proces Berlini” që na jepte disa shpresa dhe disa zgjidhje dhe ky (Edi rama) sajon një mbiproces, një abses, “Ballkani i hapur” vetëm për t’u bërë protagonist i çështjes së vet personale. As ekonomia nuk ka ndryshuar, as ka ndonjë zhvillim, në kufi radha është po njëlloj, madje polici malazez të rreh po nuk i dhe 10 eurot. E gjitha kjo është sajuar.
E dyta: Patëm rastin që të drejtojmë edhe OSBE-në një vit, sipas radhës dhe na u nis zotëria që do të zgjidhte punët e Ukrainës, ndërsa Shqipëria nuk mori gjë. Do të zgjidhnim edhe hallin e Greqisë dhe të Turqisë, do ta zgjidhnim ne, ky pra (Edi Rama) se ne jemi hiç dhe e zgjidhëm. Dhe ne vazhdojmë të rrimë 10 vite të dera e Europës, pa bërë një hap të vogël, 1 centimetër, sa i përket procesit të integrimit. Ne kemi marrë trastën në krah, me paratë e shtetit shqiptar, se vetëm udhëtimet e tij (Edi Ramës) kanë kushtuar 22 milionë euro për të zgjidhur hallet e botës, kur ne kemi ca halle të thjeshta, të brendshmet tona, ato të Kosovës dhe kjo ka nevojë për doktor.”-tha Shehi.