TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, u shpreh me ironi në studion e emisionit “ Të Paekspozurit”, se ia arritëm kësaj dite që askush të mos u dalë për Zot mbi 400 mijë eurove që u gjetën në aspiratorin e shtëpisë së pastrueses Rozeta Dobi.
Hoxha u shpreh se edhe sot e kësaj dite Alda Klosi, zyrtare e qeverisë, ende nuk është marrë e pandehur, ndërsa propaganda e qeverisë punoi papushim që të sajonte lajme, për të zhvendosur vëmendjen nga ky skandal që tregon korrupsionin në radhët e administratës.
“Më në fund ia kemi arritur ditës që të kemi gati gjysëm milioni euro atje dhe të mos u dalë njeri për zot. Diskutohet për një kasafortë tjetër, sepse ajo pastruesja ka marrë kasafortën e lëvizshme, që transportohej, te shtëpia e Alda Klosit.
Rozeta Dobi ka punuar si pastruese në disa disa banesa, në një rreth të njohurish. Ata para kanë qenë në një kasafortë të palëvizshme. Gjithë problemi është që të shkojmë te ato para se nuk po del njeri, vetëm ata që morën, varëset, unazat, por për paratë nuk u afrua njeri. Po na ndodh si me historinë e ‘Toyota Yaris”, me Belgjikën, që ne i sekuestruam paratë dhe kur erdhën prokurorët belgë këtu, njëri pyeti: Nga gjurmët e qeseve me para, ADN-së etj. çfarë doli aty?
I thashë që në Shqipëri nuk u bë një ekspertizë e tillë, ne kemi vetëm sasinë e parave në bankë si vlerë, pra kemi 3.5 milionë euro, por kartëmonedhat fizike janë tjetërsuar, qeset ku ishin paratë i kemi asgjësuar, sepse ato mund të na çonin te gjurmët e atyre që janë marrë me atë punë.
Në rastin konkret, ato para janë numëruar, janë prekur. Aty nuk janë vetëm gjurmët e pastrueses dhe të djalit, por kanë lënë gjurmë edhe të tjerët. Tre ditë pas kësaj historie, ngaqë pati reagim të madh publik, reagoi edhe kryeministri, por ajo zonja (Alda Klosi) nuk është marrë as e pandehur, Rama doli dhe tha: Llumi u ekspozua, pra për të minimizuar koston e reagimit publik. Dhe çfarë ndodhi?
U sajuan tre ngjarje të njëpasnjëshme, që të spostohej vëmendja. Të hënën u plasi historia e Fatmir Mediun dhe të gjithë u morën me Gërdecin, të martën u sajua një gjë me kamerat dhe të gjitha mediat u morën me to. E gjithë industria e propagandës u vu në lëvizje se si e si të zhvlerësonte këtë, sepse në vetvete çfarë tregoi ajo pastruese, padashje? Që një zyrtar i atij niveli që nuk është zyrtar i lartë, nuk është ministër, i ka cash në shtëpi një sasi kaq të madhe, shiko se çfarë bëhet atje lart”.