AKTUALITET, 19 Janar 2023, 22:35

Ylli Rakipi merr një psikiatër në emision për të shpjeguar fenomenin "Alibeaj"

Ylli Rakipi merr një psikiatër në emision për të

Ylli Rakipi ka ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, një mjek psikiatër, për të folur për disa fenomene që lidhen me politikanët shqiptarë. 

Rakipi e pyeti për rastet kur politikanë marrin pushtet pa u zgjedhur nga askush dhe e bindin veten se janë udhëheqës dhe nuk duan të largohen. 

Psikiatri foli për fenomenin dhe jo për emra konkretë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Kemi një fenomen që na ka habitur shumë vitin e fundit. Një politikan, që është zgjuar në mëngjes dhe e ka gjetur veten kryetar partie, pa e zgjedhur askush. Mirëpo ai ka filluar të besojë që është vërtetë kryetar dhe nuk largohet. Çfarë u ndodh njerëzve që nuk kanë patur kurrë protagonizëm dhe pushtet dhe papritur e gjejne veten para kamerave? Pa përmendur emra, por për fenomenin. 

Neli Demi: Unë po pretendoj se jam naiv dhe nuk e kuptoj pyetjen tuaj në terma personalë dhe do të fokusohem tek fenomeni.
Nuk e di nëse është një fenomen në vetëvete, por njerëzit kanë gjithmonë një herë të parë për tu përballur me situata nga më të ndryshme. Ndër ta është edhe pushteti. Ne pushtetin e kemi të pranishëm gjatë të gjithë jetës, në nivele të ndryshme.
Ne lindim me nevojë për pushtet, është ndjesi instiktive, është një lloj mekanizmi mbrojtës që na ndihmon për të mbijetuar. Edhe në botën shtazore, ekziston kjo dëshirë për pushtet. Si i tillë është pjesë e qenies njerëzore.
Në qenien njerëzore, për shkak të konvencioneve sociale, kulturore, politike, nevojës tonë për pushtet, te disa persona shndërrohet në dosmosdoshmëri dhe këtu kthehet në problem. Mënyra se si njerëzit e menaxhojnë nevojën për pushtet, ndërhyn mënyra si është ushtruar pushteti te ata.
Një shembull, në çdo grup, duke nisur që ka qeliza bazë, familja, ka dinamika ku ushtrohet pushteti. Ka anëtarë të familjes të cilët kanë më shumë pushtet të të tjerët. Mënyra si ushtrohet ky pushtet, ndikon shumë në mënyrën si individët ushtrojnë pushtetin në jetë.
Në nivele të ndryshme, proporcionalisht me gjërat që ka në dorë, secili prej nesh ka pushtet. Pushtet te ata që përceptojmë, se ka nevojë për në, apo që i perceptojmë më vulnerabël.
Njeriu ka mundësi të punojë me këtë mënyrë si ushtrohet pushteti. Ka mundësi të punojë gjatë jetës dhe të kuptojë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur, çfarë efektesh ka sjellë pushteti i ushtruar tek ata.
Kjo është për mendimin tim, mbështjellja e fundit, e kapacitetit tonë për të ushtruar pushtetin.