AKTUALITET, 19 Janar 2023, 22:58

Neritan Sejamini: Krimi shqiptar, problem shumë i madh në Britani, ndërsa ne themi po na fyen Anglia...

Neritan Sejamini: Krimi shqiptar, problem shumë i madh në Britani,

Neritan Sejamini ka folur për krimin shqiptar në Britani e Madhe, duke e konsideruar një problem shumë të madh, ndërkohë që qeveria proteston ndaj britanikëve. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini deklaroi krimi i shkatërron vendet dhe se Shqipëria do të ketë fatin e Afganistanit nëse vijon me këtë fenomen të kriminalizimit të tejskajshëm të shoqërisë. 

"Në Britaninë e Madhe ka problem shumë të madh të krimit shqiptar.  Në burgjet britanike ka numrin më të lartë nga popullësia e huaj, shqiptarë.

Është problem shumë i madh. Ne nuk merremi me këta kriminelë, që po shkatërron edhe qytetarët e ndershme, por ne dalim dhe themi që po na fyen Anglia...

Ne dalim me Mercedes dhe Rolls Royce, i vëmë flamurin Churchill-it...  Këto janë problem të mëdha të krimit. Krimi i shaktërron vendet. Kudo ku ka krim, ka drogë, vendet janë të prapambetura.

Ne kemi patur adhurim për drogën, por vendet që prodhojnë dhe trafikojnë drogë, janë vende të pazhvilluara. Afganistani, Maroku, Kolumbia... Krimi shkatërron shoqërinë.Është problem madhor i Shqipërisë dhe duhet të jetë edhe i opozitës.