AKTUALITET, 19 Janar 2023, 22:25

Groposja e mbetjeve/ Kryemadhi: Videoja me dron dëshmoi mashtrimin në inceneratorin e Tiranës!

Groposja e mbetjeve/ Kryemadhi: Videoja me dron dëshmoi mashtrimin në

Kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur ditën e sotme në Opinion në TV Klan, për atë që ajo e ka cilësuar si afera e inceneratorëve.

Kryemadhi tregoi se kishte ngritur një dron në landfillin e Sharrës, ku ka marrë pamje të ndryshme që i ka përdorur për të hetuar.

Duke shpjeguar videon e kapur me dron, Kryemadhi shpjegon atë që sipas saj tregon mashtrimin që po kryhet në Inceneratorin e Tiranës.

Ajo tha se qesja e verdhë përmbante sfungjer me material të rickliueshëm dhe makina e ka derdhur në vendgrumbullimin e vjetër të mbetjeve dhe pa bërë diferencimin e tyre.

Deputetja e PL-së tha gjithashtu se inceneratori i Tiranës nuk po kryen asnjë funksion për trajtimin e mbetjeve.

Ajo publikoi pamje ku shihej se kamioni që merr mbetjet në kryeqytet, edhe pse qytetarët sipas saj i seleksionojnë mbetjet, i depozitonte në të njëjtin vend me mbetjet e tjera.

Monika Kryemadhi: Vajtëm në Sharrë, kam vajtur si çdo njeri tjetër, i kam vajtur vërdallë, që kur kemi bërë denoncimin e serës së famshme. Jo gazetarët nuk kanë vajtur, ata kanë shkuar vetëm kur i ftuar kryetari i Bashkisë. Ajo çfarë bëmë ne padinë juridine, më pas edhe me evazionin fiskal, erdhën në momentin që menjëherë pas kësaj ishte rasti i Korrikut që ka qenë indicia e parë. Mund të nxirrni videon që thotë është Korriku… Video me thesin e verdhë vjen si moment pas 3, 4 muajsh që ne kemi ndjekur gjithë procesin.

Blendi Fevziu: Ku e hodhe qesen, në çfarë zone të Tiranës?

Monika Kryemadhi: E kam hedhur diku në Laprakë, kjo makinë u ndodh në të gjitha pikat e grumbullimit, hyn në Incenerator, peshohet dhe më pas bëhet diferenccimi i mbetjeve. Ja momenti kur vijnë të gjitha makinat, pasi procesi i grumbullimit të mbetjeve bëhet nga 3 kompani. Kjo është qesja fosforeshente

Blendi Fevziu: E kapët me dron pamjen?

Monika Kryemadhi: Po patjetër, është sfungjer me material të riciklueshme, që në moemntin që futet në makinë shtypet dhe më pas rikthehet në formën e hapur. Makina e ka derdhdur në vend depozitimin e vjetër të Sharrës. Nuk e ka derdhur në landfill.

Blendi Fevziu: Po landfill shërben ai…

Monika Kryemadhi: Jo zoti Fevziu, këtu është problemi i lojërave. Ja, 50 metra katrorë ka mbjellë me lule e pemë. Patjetër që ka bërë landfill të ri.

Monika Kryemadhi: Peshohet, normalisht duhet të hyjë në kapanon.

Blendi Fevziu: As ky nuk hyri në kapanon?!

Monika Kryemadhi: Po sigurisht që as ky. Edhe pse njerëzit i kanë diferencuar mbetjet.

Blendi Fevziu: Po por përderisa i kanë diferencuar njerëzit, ku shkojnë?

Monika Kryemadhi: Kot i diferencojnë njerëzit. Te gropa e vjetër, venddepozitimi i vjetër i Sharrës.

Blendi Fevziu: Pra pavarësisht se njerëzit i kanë ndarë letrat më vete, mbetjet më vete, ai i bashkon të gjitha bashkë.

Monika Kryemadhi: I bashkon përsëri.

Blendi Fevziu: Po mbase i ndan mbrapa. I ndan atje te gropa.

Monika Kryemadhi: I ndan me dhe sipër?! Nuk ndahen Fevzi. Mbasi varroset diçka nuk mund ta zhvarrosësh, këtë mund ta zhvarrosë vetëm Prokuroria.