AKTUALITET, 19 Janar 2023, 22:21

“Spitalet në kolaps”, deputetja e PD: Të sëmurët enden nëpër poliklinika!

“Spitalet në kolaps”, deputetja e PD: Të sëmurët

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergj, ka bërë një reagim për nivelin e sistemit shëndetësor në vendin tonë duke thënë se “spitalet janë në kolaps” pasi qeveria “di vetëm të vjedhë”.

Përmes një postimi në Facebook, Gjergji akuzon qeverinë se është “e keqja e këtij vendi”, ndërsa shton se në spitale ka mungesa të ilaçeve dhe të sëmurët enden nëpër poliklinika pa bërë dot as ekzaminimet mjekësore.

Postimi i plotë:

Pasi ministreshat prezantuan arritjet e mëdha të 2022 dhe objektivat e 2023 sot po përballen me të vërtetën e hidhur!

Fatkeqësia e këtij vendi jeni ju, ju që prej 10 vitesh dini vetëm të vidhni!

E si mund të flasësh për arritje në shëndëtsi gjatë #2022, kur të sëmurët enden dyerve të poliklinikave pa bërë dot ekzaminimet mjekësore pasi konçesionari i planifikon pas 3 ose 4 javësh. Deri atëherë kushedi ç’ndodh me shëndetin e pacientit

Palaçot e këtij vendi jeni ju prej 10 vitesh!

Mungesa të tmerrshme në spital, shiringa 10 ml, 20 ml, leukoplaste, perfuzione, antibiotikë cilësorë.

Ndalohen të gjitha operacionet e planifikuara në spitalin e Elbasanit deri në një urdhër të dytë.

Pacientët sorollaten sa andej këndej në kërkim të shërbimit shëndetësor.

Ligji për Shërbimin Spitalor nuk i ka dhënë asnjë autonomi spitaleve rajonale