AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 14:40

Berisha publikon mesazhin: Helidon Bendon e nxorrën me forcë nga zyra e SHISH-it, erdhi nga Amerika se po i shkarkonin të besuarit

Berisha publikon mesazhin: Helidon Bendon e nxorrën me forcë nga zyra
Helidon bendo dhe Oljan Kanushi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e atij që e quan “oficeri dixhital i SHISH”, i cili thotë se është në dijeni të lëvizjeve të fundit në këtë institucion. Referuar lirimit nga detyra dje të Helidon Bendos, “oficeri” i Berishës shkruan se kreu i SHISH është nxjerrë me forcë nga zyra.

“Oficeri dixhital i SHISH informon: Spastrime në SHISH. Ish-sigurimsit bëjnë ligjin. Kanushi, një militant i verbër është shkolluar me fonde të dyshimta në Turqi. Ai po shndërron SHISH në një organizatë politike”, thotë Berisha, teksa ndan më poshtë mesazhin e “oficerit dixhital”:

“Pershendetje Dr po ju informoj per zhvillimet e pashembullta gjate kesaj jave ne SHISH. Helidoni para rreth nje jave u kthye nga Amerika, ne SHISH, ne zyren e tij duke besuar se ishte Drejtori i SHISH. Zevendesi i tij, vajti ke Rama per t'u ankuar dhe (te premten e kaluar) ne prani te keshilltares per sigurine te KM, Vlora Hyseni, Helidoni u perzu nga badiguard te saj me force nga zyra e tij dhe me pas u detyrua po me force te beje nje delegim 1-javor per zevendesin e tij, qe te ushtronte kompetencat e drejtorit per 1 jave, deri sot.

Sot, Helidoni e delegoi zv/drejtorin te ushtroje kompetencat e drejtorit deri dt. 10.06.2023.

Dhe po sot jep doreheqjen ????!!!

Para rreth 1 muaji, zv/drejtori shkarkoi nga detyra Shefin e Kabinetit te drejtorit te shish.

Nje nate para kthimit te Helidonit nga Amerika, u shkarkuan drejtues kryesore ne SHISH, qe njiheshin si krahu i Helidonit, qe u ulen ne detyre.

Ne levizjet qe jane bere dhe po behen me personelin, zv/drejtori mbeshtetet tek punonjes te ish sigurimit te shtetit (S.K., A.K., B.S., A.L….)

Zv/drejtori shish ekstremist politik, qe vjen nga kryeministria, i trajnuar ne Turqi me fonde te dyshimta.

Pjesemarrja e vet zv/drejtorit shish dhe nxjerrja e shish ne nje organizim politik, mitingu i PD, dmth qe SHISH i perdorur politikisht

Cdo veprim i bere, qofte dhe emerimi i zv/drejtorit te shish eshte bere ne kundershtim me qendrimet e partnereve strategjike dhe NATO, kjo demton rende besueshmerine e shish tek partenret atrategjike dhe aleatet evropiane te NATO.”

Sipas "Top Channel" që është në konflikt me qeverinë prej javësh, Helidon Bendo ndërpreu kursin një vjeçar në SHBA dhe u rikthye me urgjencë në Tiranë gjatë muajit dhjetor, ndërsa zëvendësi i tij Olian Kanushi, gradualisht po merrte në dorë frenat e drejtimit të SHISH paçka se Bendo ishte ende në detyrë, megjithëse kishte shkuar për specializim në SHBA. 

“Disa ditë më parë drejtori Helidon Bendo mbërriti në zyrë duke i surprizuar të gjithë. E dinin vetëm disa njerëz të tij të afërm. Më pas ka shkuar në zyrën e Oljan Kanushit ku kanë pasur një përplasje verbale. Muajt e fundmi në SHISH kanë ndodhur shumë lëvizje të disa drejtorëve nëpër Shqipëri. Disa me lidhje të forta me Helidon Bendon, kanë filluar të japin dorëheqjen”, ishte shprehur një burim nga SHISH për TCH.

I njëjti burim vlerësonte se situata aktuale në SHISH nga njëra anë me Olian Kanushin, i cili po kryente lëvizje drejtorësh të cilat u tentuan të ndalohen pa sukses nga Helidon Bendo është kaotike. Lëvizjet në SHISH nisën pasi struktura e Shërbimit Informativ u komprometua nga sulmi i hakerave iranianë që arritën të hyjnë në serverat e shërbimit sekret dhe të ekspozojnë gjithë personelin.

Në një koment në lidhje me këtë sulm, kryeministri Rama e cilësoi SHISH një strukturë të vjetruar. Me emërimin e këshilltarit të kryeministrit në krye të SHISH, ndodhi një ndryshim i fortë në strukturat drejtuese që i parapriu shkarkimit të Helidon Bendos me dekret të presidentit Begaj.

Bendo dha dorëheqjen dje, zyrtarisht, ndërsa, Rama tha se do ta merrte këshilltar.