AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 10:37

“Më dhemb koka”- Çfarë tha 32-vjeçari para se të ndërronte jetë, i ati flet mes lotësh: Fyti i ishte ënjtur shumë, djersinte pa masë! S’kishte asnjë sëmundje, vetëm dhëmballën

“Më dhemb koka”- Çfarë tha 32-vjeçari para

Familjarët e Genti Ihsajt kanë treguar se i riu kishte dhimbje koke dhe djersinte shumë pasi piu ilaçet e rekomanduara nga stomatologu për dhimbjen e dhëmballës.

Babai i 32-vjeçarit tregoi se pasi u kthyer në banesë i biri i ka thënë se kishte dhimbje koke dhe se fyti i ishte ënjtur shumë.

Mes lotësh Dashmir Ihsaj tregoi se djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër përveç shqetësimeve që kishte me dhëmballën.

Dashmir Ihsaj : Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Tha “më dhemb koka” dhe nga fyti ishte ënjtur, kishte dhe shumë djersë, pamasë.

Keni ndonjë pretendim për mjekimin?

Dashmir Ihsaj : Ç’të them unë, djali vajti ku thanë ata. Nuk di gjë, presim kur të nxjerrin ata rezultatet (autopsia)

Mendoni se ngjarja ka ardhur nga përdorimi i ilaçeve?

Dashmir Ihsaj : Po tani, nuk them dot. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa.

I riu ka pasur shqetësime mëngjesin e së premtes (23 dhjetor) me dhëmballën dhe ka shkuar tek stomatologu, ku mori dhe recetën e qetësuesve.

Gjatë transportimit, mësohet se i riu ndërroi jetë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, teksa pritet të kryhet autopisa për të riun.