TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa nënvizon nevojat që ka vendi për të mbështetur fermerët për prodhimet e tyre, thotë se qeveria nuk mund të ketë prioritet ndërtimin e kullave.
Sipas Metës, kullat ndërtohen “nëpërmjet pastrimit të parave të pista”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan:
“Është domosdoshmëri që në Shqipëri të mbështetet prodhimi, të mbështetet fermeri, të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Nuk mund të jetë prioritet ekonomik ndërtimi i kullave nëpërmjet pastrimit të parave të pista”.