AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 10:08

Festat e fundvitit, fluks në pikën kufitare të Kapshticës. Ja sa shqiptarë kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë

Festat e fundvitit, fluks në pikën kufitare të Kapshticës.

Në këto ditë festash është rritur dhe fluksi i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre
Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5772 shtetas dhe kanë dalë 2462.

Për të përballuar fluksin në rritje Policia Kufitare e Kapshticës do të shtojë numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje në varësi të situatës.