AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 13:14

Makina përplas 8-vjeçaren në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas 8-vjeçaren në Sarandë, dërgohet me

Makina ka përplasur një 8-vjeçare në Sarandë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, rreth orës 12:30.

E mitura me inicialet A.M., po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment pasi ishte shkëputur pak nga e ëma, është goditur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Myftar Marku, banues ne Ksamil.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Sarandës. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.