AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 11:52

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Vlorë, kalimtarët lajmëruan policinë. Dalin pamjet e para

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Vlorë,

Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit të së shtunës tek ai që njihet si kanali i motorit në qytetin e Vlorës.

Viktima është një person që nuk është identifikuar ende. Ai është gjetur në brendësi të kanalit të ujrave të zeza i cili derdhet në det.

Kanë qënë kalimtarët që e kanë raportuar ngjarjen në polici.

Korespondenti i “Panorama”, bën me dije se trupi i pajetë dyshohet të jetë i një personi të dyshuar endacak, rreth moshës 60 vjeç. Trupi është dërguar në morg ku do i nënshtrohet ekspertizës.