TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi ka paralajmëruar këtë të hënë, kur nis dhe viti i ri akademik se bojkoti nuk do të jetë i shkëputur por në vijim, nëse nga ana e qeverisë nuk ka komunikim dhe zgjidhje për kërkesat e peticionit të tyre.
Madje ai tha se shumë shpejt protesta e pedagogëve mund të zhvendoset përpara Kryeministrisë.
“Bojkotimi është vullnetar por ne kemi bërë thirrje të jetë i plotë. Aktualisht nuk ka asnjë mësim, ideja është që të gjithë janë dakord me peticionin pastaj forma e arritjes në rezultat është nga më të ndryshmet, është bojkoti pastaj presim komunikim sa më shpejt me qeverinë që të bëjmë thirrjen për mbylljen e bojkotit. Bojkoti nuk do jetë i shkëputur do jetë i vazhdueshëm.
Ne jemi të vendosur për larmi protestash përfshi bojkotin në mënyrë që kryeministri të gjejë zgjidhje që të japë përparësi për arsimin e lartë. Ndoshta një protestë para kryeministrisë, që të jemi më afër në komunikim. Deri tani sindikata është organizuar në universitete por shumë shpejt mendojmë duhet rritur komunikimi dhe përmend prezencës para Kryeministrisë”, u shpreh Kovaçi.
I pyetur nëse ka pasur konfirmim që kryeministri Rama do të kishte takim me sindikatën dhe pedagogët këtë të hënë, pasi rreth Universitetit ka pasur prani të gardës dhe policë të infiltruar, kreu i Sindikatës tha:
“Ishte. Testuan situatën që këtu ka protestë dhe mesa duket u tërhoqën. Erdhi për të bërë më duket një inaugurim laboratori.
Absolutisht jemi të vendosur e do të vijojmë bojkotin derisa të ulemi në bisedime për realizimin e kërkesave. Akoma nuk kemi komunikim me qeverinë”.