TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 50 tifozë italianë janë arrestuar ditën e djeshme, përpara ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit.
Gazeta gjermane Bild shkruan grupi i tifozë italianë u arrestuan përpara ndeshjes, duke parandaluar kështu një sulm të mundshëm ndaj tifozëve shqiptarë.
“Rreth 50 huliganë italianë kanë tentuar të sulmojnë shqiptarët, duke u grumbulluar rreth 200 metra larg tifozëve kundërshtarë në Thier-Galerie”, shkruan gazeta Bild .
Po sipas mediave gjermane, tifozët italiane ishin të armatosur me thika, ndërsa raportohet se ata do të qëndrojnë në qeli për 24 orë, më pas do të merret një vendim.
Mësohet se kjo ngjarje u parandalua nga disa gjentë civilë, të cilët më pas njoftuan kolegët e tyre për të bërë arrestimet.
“Përplasja u shmang për një fije floku”, tha një agjent i policisë gjermane.