AKTUALITET, 15 Qershor 2024, 19:54

“Signal Iduna Park” po ngjyroset “kuqezi”, në tribunë nuk mungon as… “Skënderbeu”

“Signal Iduna Park” po ngjyroset “kuqezi”, në

Teksa jemi vetëm pak orë larg ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të luhet në Dortmund, në stadiumin “Signal Iduna Park”, lojtarët e të dyja kombëtareve kanë mbërritur në stadium.

Po ashtu tribunat kanë filluar të mbushen me tifozë, ndërsa deri më tani është i pushtuar vetëm nga tifiozët shqiptarët.

Në shkallët e stadiumit është evidentuar një tifoz tepër i veçantë, i cili personifikon heroi tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Siç është parlajmëruar në ndeshjen e sotme pritet të jenë më shumë  se 50 mijë shqiptarë, ndërsa  rreth 10 mijë do të jetë italianë.