TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme, ku një qytetar është ankuar se administratori i njësisë administrative Gurrë, Klos, Çlirim Disha e ka dhunuar britalisht.
Në denoncimin e bërë nga Berisha theksohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, ku qytetari Qazim Hoxha është paraqitur në zyrën e bashkisë Klos pasi njësia administrative nuk e subvencionon me naftën.
"Trajtim shtazor nga pushtetari Çlirim Disha ndaj qytetarit Qazim Hoxha! Lexoni denoncimin e kryetares së PD dega Mat Denisa Vata për këtë akt kriminal! Administaroti i Nj.Adm Gurre Bashkia Klos Çlirim Disha ,ka goditur me sende te forta qytetarin Qazim Hoxha. Njgjarja e rende ka ndodhur para disa ditesh ,ku qytetari ka kerkuar ndihmen e kryetares se Bashkise Klos znj.Valbona Kola per subcencionin e naftes sepse Adm. nuk ka pranuar tja jap.I ven ne dijeni nga kryetarja ,Clirim Disha ka shkuar ne fshat dhe ka goditur me sende te forta qytetarin.
Asnje mase nuk eshte marr nga ana e Bashkise Klos dhe Adm. me diplome gjimnazi te falsifikuar,patronazhist i PS vazhdon punen i lire.Admininstratori paguhet me taksat e qytetareve per tju sherbyer ,jo per ti rrahur dhe dhunuar.Kryetarja e Bashkise Klos menjehere duhet ta shkarkonte pasi e din shume mire se cfare dmth te kesh disa fraktura ne fytyr pasi eshte dhe mjeke.Duhet te kesh moral dhe integritet per te ushtruar detyren,por keshtu eshte kur vota blihet dhe nuk i intereson mendimi i qytetarve dhe hallet e tyre. Ju bej thirrje organeve te drejtesise te ushtrojne detyren e tyre dhe te mos marrin urdhera politik,pasi ky nuk eshte rasti i pare qe Çlirim Disha presjonon dhe godit qytetaret", shkruan Berisha.