Në kuadër të festës së Kurban Bajramit gjatë ditës së sotme është festuar ceremonia e therjes së kurbaneve.
Kështu në të gjithë zonën e Bulqizës pranë Tyrbeve gjatë pasditen e sotme janë grumbulluar me qindra banorë besimtarë të moshave të ndryshme, për të marrë pjesë në ceremoninë e therjes së kurbaneve, ceremoni festive tashmë e kthyer në traditë të përvitshme e spikatur me besimin Bektashi.
Pas ritit të therjes së kurbaneve në të gjithë kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit të gjithë pjesëmarrësve që kishin marrë pjesë në këtë festë, si dhe për gjithë familjet e varfra.