TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me valle e ushqime tradicionale në Lurën e shtatë liqeneve Bashkia e Dibrës hapi sezonin turistik. Për ta kthyer zonën në një destinacion për turistë nga e gjithë bota kryetari i bashkisë kërkoi bashkëpunimin e banorëve.
“T’i bëjmë sa me shume marketing Lurës. Ato turistë që vijnë njëherë këtu do jenë të abonuar të vijnë çdo vit. Edhe ne të jemi të përgatitur, ju ,ne të Bashkisë, që të kemi mundësi të kemi bujtina, të kemi bujtina, të kemi shërbime që ti presim mirë të tregojmë tamam atë karakterin e Lurës e Dibranit”, tha Lavdrim Krashi. Dibra sipas deputetit të saj ka shumë për t’i ofruar atyre që e vizitojnë. Krashi shprehet për rritje të numrit të turistëve.
“Vitin që shkoi ne shqiptarët mikpritëm 10 milion turistë nga e gjithë bota. Këtë vit kemi besimin e madh që do të mirëpresim 15 milion turistë nga e gjithë bota të cilët do të vijnë për të shijuar bukuritë mahnitëse natyrore por edhe turizmin historik”, tha ai. Të pranishmit në aktivitet u njohën me ofertat turistike të zonës e njëkohësisht shijuan programin artistik të grupit “Lura”.