AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 18:00

U votëbesuan në Parlament, dy ministrat e rinj, Ibrahimaj dhe Mete betohen te Presidenti Begaj

U votëbesuan në Parlament, dy ministrat e rinj, Ibrahimaj dhe Mete

Është mbajtur sot ceremonia e betimit në Institucionin e Presidentit të Republikës të të dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave. Përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit:

Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

Si edhe Delina Ibrahimaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.