AKTUALITET, 19 Janar 2023, 23:32

"Bardhi dhe Alibeaj rrinë nëpër kafene, kjo quhet parti lëvozhgë!"/ Debat mes Neritan Sejaminit dhe Dhurata Çupit

"Bardhi dhe Alibeaj rrinë nëpër kafene, kjo quhet parti

Neritan Sejamini dhe deputetja Dhurata Çupi, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me dy grupimet në Partinë Demokratike dhe mënyrën se si kjo parti do të hyjë në zgjedhje. 

Deputetja Çupi deklaroi se partia duhet të bashkohet dhe se nuk është e qartë ende se kush e ka shumicën. Ndërs analisti Sejamini deklaroi se grupi parlamentar i PD është i ndarë por jo anëtarët e partisë, që mbështesin në shumicë Sali Berishën. Ai e quajti grupin Alibeaj-Bardhi, "një lëvozhgë, guackë" dhe jo një parti. 

Pjesë nga debati: 

Dhurata Çupi: Ne të gjithë e pranojmë se janë dy grupime në PD.

Neritan Sejamini: Grupi parlamentar është i ndarë. Por Alibeaj nuk ka anëtarë, ju nuk keni anëtarë! 

Dhurata Çupi: Grupi parlamentar përfaqëson njerëz që i kanë votuar.

Neritan Sejamini: Partia është bashkim i anëtarëve që zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Kjo gjysma këtej, kur e ka mbledhur kryesinë, Kuvendin Kombëtar për herë të fundit?

Dhurata Çupi: Ne e dimë ngerçin. Shumicën e ka Berisha dhe një pjesë tjetër... Nuk e bën fituese asnjë grup.

Neritan Sejamini: Grupi parlamentar është i ndarë përgjysëm, jo anëtarët. Deputeti ikin nga një parti në tjetrën, deputeti është i pavarur. Por, zoti Alibeaj dhe zoti Bardhi, rrinë nëpër kafene dhe marrin mendime. Nuk ulen të bëjnë mbledhje me rregulla partiake. Kjo është parti lëvozhgë, parti guackë. Grupi parlamentar është i ndarë.
Unë nuk e kuptoj çfarë duan deputetët që të shkojnë në partinë e tyre? Çfarë do të thotë bashkim? Bashkimi është te anëtarët. Shkoni te Kuvendi. Mblidhni Këshillin Kombëtar.

Dhurata Çupi: Dikush ka marrë sot godinën, por ka edhe deputetë që kanë vota dhe përfaqësojnë qytetarët. Kjo është krenari e sëmurë.

Neritan Sejamini: I vetmi kriter janë zgjedhjet.

Dhurata Çupi: Të ulen në tavolinë të gjithë edhe me Berishën.

Neritan Sejamini: Të ulet zoti Bardhi me zotin Berisha? Pse? Unë te jem, nuk e pranoj kurrë. Demokratët janë me Berishën. Ndani problemin, anëtari i partisë, deputet, parti, qytetar. Ne nuk jemi në komunizëm ku partia dhe uniteti i saj… Bëni pra zgjedhje.

Dhurata Cupi: Duhet të bashkohemi të paktën për 14 majin, t’ju japim disa bashki demokratëve.