AKTUALITET, 19 August 2026, 17:33

Aksidenti në liqenin e Komanit, 5 turistët e huaj transportohen me helikopter drejt spitalit të Shkodrës  

Aksidenti në liqenin e Komanit, 5 turistët e huaj transportohen me

Pesë turistë të huaj kanë mbetur të plagosur pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.

Të rinjtë janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës.

Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.

Megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.