TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se gjatë muajit gusht ka një fluks të shtuar sa u pëket rasteve të urgjencave mjekësore. Brataj deklaroi se këtë muaj ka pasur një numër të lartë aksidentesh deri në 19 në dtë. Sa i përket numrit total, Brataj tha se shkak kryesor i sëmundshmërisë mbeten temperaturat e larta dhe janë shënuar 339 vizita ditore, ku tek ky numër përfshihen aksidentet, virozat apo probleme të tjera shëndetësore. Sa i përket aksidentit me pasojë vdekjen e 3 të rinjve në Durrës, Brataj tha se ata u gjetën të pajetë si shkak i hemoragjisë së brendshme dhe apeloi për kujdes të shtuar.
“Temperaturat e larta po na krijojnë mbingarkesë, na kanë shtuar punën me urgjencat. Nëse në 2025 kishim 337 vizita në ditë, për 2026 janë 399. Ka rritje të numrit të vizitave, aksidenteve, virozave. Më shqetësojnë shumë aksidentet, sidomos muaji gusht ka qenë një luftë e haour, sidomos aksidentet rrugore. Duhet të ruajmë rregullat e thjeshta, sepse mund të parandalohen aksidentet.
Dy të rinjtë kishin ndërrur jetë në vendngjarje, sepse kishin hemoragji të brendshme. Dëmtimet e organeve të brendshme shkaktuan hemoragji.
Ajo që më shqetëson është se nëse kishim 10-1 1 në ditë, në gusht kemi 18-19 aksodente në ditë, sepse numri i turistëve dhe makinave janë më të lartë, por Maminasi dhe rasti i skafit në Ksamil janë me humbje jete”, tha Brataj.