TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Ergys Agasit (të arrestuar dje), Maks Haxhia ka zhvilluar sot më 27 gusht një takim në qeli me klientin e tij.
Pas takimit, Haxhia foli edhe për mediat. Ai u shpreh se pala mbrojtëse do që të njihet me dosjen.
“Zhvillova një takim sot me klientin tim Ergys Agasi. Kuptohet që ne si palë mbrojtëse duam që të njihemi me dosjen. Duam të njihemi me dosjen, se pa e pasur atë, nuk kemi si të ngremë edhe pretendimet.
I mbrojturi prej meje Agasi, pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike. Ai pretendon se nuk ka prekur financat publike, sepse nuk ka pasur funksion të tillë, që të financojë financën publike. Nuk ka marrë pjesë as nëpër tendera. Media e ka zmadhuar problemin”, tha Haxhia.
Gazetarët e pyetën se nëse Ergys Agasi është i pafajshëm, përse nuk është dorëzuar më herët.
“Problemi është që në Shqipëri të fusin në burg, pastaj nisin me akuzat. E di atë historinë, ta presin këmbën e pastaj ta numërojnë që nëse ke apo jo dy këmbë. Duhet të jetë e kundërta, duhet të bëjnë hetime, të gjejnë prova dhe më pas të kërkohet masë e përshtatshme”, u shpreh avokati Haxhia.