AKTUALITET, 26 August 2026, 22:29

Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë: Nesër më shumë!

Ka përfunduar ditën e saj të 88-të protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, thirrje për dorëheqje dhe marshim në akset kryesore të kryeqytetit.

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke ndaluar posaçërisht përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të marshimit, turma u rikthye sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku zhvillohet çdo ditë qëndresa e tyre.

Me kërkesën kryesore të pandryshuar, “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit e mbyllën tubimin me thirrjen tradicionale: “Nesër më shumë!”.