TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ergys Agasi është arrestuar këtë të mërkurë te zona e Plepave në Durrës, pasi prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Lajmi për arrestimin është raportuar mbrëmjen e sotme.
Agasi dyshohet nga SPAK për përfshirje në një skemë të manipulimit të procedurave të prokurimit publik pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje. Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka kryer edhe sekuestrime të pasurive me vlerë të konsiderueshme.