AKTUALITET, 27 August 2026, 09:03

Ngjarja e rëndë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një grua dyshohet se është dhunuar dhe goditur me sende te forta.

Mësohet se gruaja është sulmuar me sqepar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota dhe motivet që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti, bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me sqepar, në pjesën e ballit.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një shtetase me inicialet E.H 61 vjeçe, e cila është goditur në kokë nga bashkëshorti i saj.

Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar burrin në Komisariat, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.