AKTUALITET, 22 September 2026, 19:16

Zjarr në zonën e Jallisë në Nartë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

Zjarr në zonën e Jallisë në Nartë, era e fortë

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën e Jallisë së Nartës, pranë fushës së futbollit, në periferi të fshatit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Vlorës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Zjarri po përhapet kryesisht në shkurret e zonës, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e tij.

 Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll, pasi flakët mund të rrezikojnë edhe objektet dhe ban